Marco Odermatt fiton në Bormio

1 minut lexim

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Bormio të Italisë.

Marco Odermatt ka pas kohën shumë të mirë ndaj vendit të dytë. 

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29.27 minuta, me kohë më të mirë për 64 qindtat se austriaku Vincent Kriechmayr.

Zvicerani Loic Meillard zuri vendin e tretë por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 22 qindtat se bashkëkombësi i tij, Odermatt.

Në renditjen e supersllallomit të madh, Odermatt kryeson me 280 pikë, pasojnë Kilde me 212, Kriechmayr 159 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt thellon epërsinë, ka 946 pikë, KIlde me 617, Kriechmayr 432 pikë etj. 

Renditja 
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:29.27
2. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.64
3. Loic Meillard (Zvicra) +1.22
4. Daniel Hemetsberger (Austria)    +1,36
5. Alexis Pinturault (Franca)    +1,40
6. James Crawford (Kanada)    +1,51
7. Stefan Rogentin (Zvicra)    +1,54
8. Alweksander Kilde (Norvegjia)    +2,15
9. Stefan Babinsky (Austria)    +2,20
10. Gino Caviezel (Zvicra) +2,26

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sara Hoxha tregon se kur ka nisur romanca Elhaida-Ledian dhe si e ka pritur produksioni

Story i radhës

Pollozhani: Vuçiq, kopje e shëmtuar e Putinit

Të fundit nga