Marcelo i jep fund aventurës së tij me Olimpiakosin!
Marselo duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me Olimpiakos pas vetëm disa muajsh nga transferimi i tij në klubin grek.
Siç bëjnë me dije mediat greke, mbrojtësi brazilian ka ndërprerë kontratën me kampionët e Greqisë.
Duket se tashmë 34-vjeçari është vënë në ndjekje të një klubi të ri pasi zyrtarisht mund të quhet pa skuadër.