Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United. Kështu së paku raporton gazeta e madhe spanjolle “Marca”.
Sipas raporteve të fundit, mësohet se nuk ka asnjë ndjenjë mes trajnerit të ri të “Djajve të kuq” Ten Hag dhe portugezit, ndaj CR7 po mendon të largohet nga Anglia, përcjellë KosovaPress.
Por, ajo qe mund të shkaktojë probleme në këtë ndarje ndërmjet yllit portugez dhe klubit anglez është se nuk ka ndonjë klub të interesuar për shërbimet e tij. Nuk ka shumë klube që do të mund të përballonin pagën e lartë të Ronaldos.
Gjithsesi, mbetet të shihet nëse këto zëra do të marrin konfirmime në ditët në vazhdim derisa merkato verore po futet në fazën më të nxehtë tësaj.