Një ikonë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, është rikthyer sot në vendin fqinj dhe kjo është deklaruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Bashkë me Ramën, ata kanë mbajtur ikonën për disa momente dhe kanë shpjeguar kuptimin dhe marrëveshjen e kthimit.
“Si gjest simbolik, një nga ikonat që kthehen në Maqedoninë e Veriut”, tha përkthyesi, e më pas kryeministri maqedonas falenderoi homologun shqiptar Edi Rama dhe institucionet që punuan për kthimin e saj, si një ndër ikonat që kthehen në Shkup.
“Kjo është me të vërtetë një gjest vërtet i madh. Në fillim të vitit morëm mirënjohje, Kisha Ortodokse e Maqedonisë u pranua në shërbim me të gjitha Kishat Ortodokse. Kjo është një ikonë që i takon manastirëve tanë. Trashëgimisë kulturore të Maqedonisë. Falë punës së kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve, kthehet në shtetin tonë që të lidhë besimtarët tjerë ortodoksë. Edi, të faleminderit”, u shpreh Kovaçevski.
Burimi:________