Maqedonia e Veriut me probleme, nuk do të ketë në dispozicion futbollistin e İstanbulspor-it, Valon Etemi.
Cila është arsyeja që futbollisti shqiptar nuk do të mund t’i bashkohet përfaqësueses maqedone?
“Problem i ri, anulim i ri për trajnerin Blagoja Milevski në pritje të ndeshjes me Bullgarinë më 2 qershor në Razgrad, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Milevski nuk do të mund të llogarisë në Valon Etemin. Përkatësisht, ai do të luajë për ekipin e tij në finale për t’u ngritur në ligën elitare të Turqisë.
Është për të ardhur keq, duke qenë se ka pasur disa anulime për arsye të justifikuara, duket se Etemi me siguri do të merrte një rast në Razgrad për të luajtur për kombëtaren tonë”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.