Reprezentacioni i Maqedonisë U17 sot ka shënuar fitore bindëse në miqësoren e parë kundër moshatarëve të tyre nga Qipro me rezultat 3-0, shkruan Open-TV.
Serinë e golave në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë e ka nisur Albion Musliu për të vazhduar Marko Kish. Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Loja e mirë e të përzgjedhurve të Dashmir Bearit vazhdoi edhe në pjesën e dytë kur Admir Latifi shënoi për rezultatin final 3-0.
“I kemi fituar me lojë bindëse në të gjitha aspektet, dhe shumë raste të tjera kemi shpërdoruar.
Në përgjithësi jam shumë i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të mi, nga disiplina dhe posedimi i topit. Ajo që më gëzon më shumë është aspekti taktik, ku kemi luajtur shumë mirë”, deklaroi seleksionuesi Dashmir Beari, për Open-TV pas ndeshjes.
Maqedonia U17 luajti me këtë përbërje: David Iloski, Igor Ristov, Nikola Angelov, Luka Atanasovski, Emir Shabotic, Kamenco Andonovski, Marko Kish, Albion Musliu, Hisar Ali, Admir Latifi dhe Edin Etoski.
Edhe ndeshja e dytë miqësore do të luhet në Strumicë, por me 24 gusht.