“Maqedonia ndihmon Kosovën dhe Serbinë në arritjen e zgjidhjes”

March 17, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kanë pritur në Ohër delegacionin evropian dhe amerikan, të përfshirë në procesin e gjetjes së zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton TV21.

Në këtë pritje e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e Amerikës në Shkup.

Kryeministri Kovaçevski, pritjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e sheh si “rritje të Maqedonisë në faktor të stabilitetit në Ballkan”.

“Jemi këtu që t’ju ndihmojnë dhe t’ju japim mbështetje fqinjëve, që nëpërmjet dialogut të arrijnë deri te zgjidhjet më të mira. Presim fundjavë produktive në Ohër”, tha Kovaçevski.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ftohja e papritur me Keisin, Kristi zbulon arsyen e fortë

Story i radhës

Curri zbulon se kush do ta nxjerrë jashtë loje Berishën dhe Metën

Të fundit nga

ShkoLartë