Maqedonia miqësore me Armeninë në Strumicë

September 16, 2023
1 minut lexim

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, muajin e ardhshëm do të zhvillojë një miqësore me kombëtaren e Armenisë”.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar të dyja Federatat, duke bërë të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet me datë 17 tetor në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë, me fillim nga ora 15:00.

Ndeshjen e fundit kundër Armenisë, Maqedonia e kishte zhvilluar më 11 nëntor të vitit 2021 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatit Botëror të vitit 2022, kur në Jerevan “verdhekuqtë” kishin regjistruar fitoren më të thellë në duelet mes tyre, duke mundur armenët me rezultatin 5:0.

Ndryshe, deri më tani Maqedonia dhe Armenia kanë luajtur gjithsej 12 ndeshje.

5 fitore për përfaqësuesen e Maqedonisë, 4 për atë të Armenisë, derisa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë është “skin cycling”, rutina e re e kujdesit për lëkurën pas verës

Story i radhës

​Prishtina e mbushur me qenë endacak, deri tash u adaptuan vetëm 31

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë