Sot nga ora 13:00, qarkullimi hekurudhor në Maqedoni është sërish i bllokuar për shkak të bojkotit të makinistëve dhe shtabit ekzekutiv të HM “Transport”. Bojkoti i të punësuarve ka të bëjë me mos pagesën e dytë të pagës për muajin qershor, por edhe rritjen e koeficientit.
“Ky bojkot është për fillimin e negociatave apo përgjigje ndaj ndryshimeve dhe plotësimeve në sistemimin, për shkak se kemi informacione se janë ndarë 230 vendime me rritjen e koeficientit për disa vende pune, tha kryetari I Sindikatës së vozitësve të makinave, Toni Dimovski. Nëse nuk I marrin paratë dhe përderisa nuk plotësohen edhe kërkesat tjera që kanë parashtruar deri te menaxhmenti, mbeten bllokadat. Vozitësit e makinave kërkojnë menjëherë t’i vendoset fund problemeve të tilla me pagat. Edhe ata si të punësuarit në institucionet tjera të marrin pagë të plotë e jo pjesë pjesë.
Burimi: TV21