Maqedonia e Veriut vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut

1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se Maqedonia e Veriut dhe Afrika e Jugut kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Konfirmim i angazhimit tonë për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe partneriteteve me vende gjeografikisht të largëta Një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve ofron mundësi shtesë për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe të biznesit, si dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel shumëpalësh”, ka shkruar Osmani.

Afrika e Jugut është vendi i 182-të me të cilin Maqedonia e Veriut ka vendosur marrëdhënie diplomatike

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Erdoğan takohet me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg në New York

Story i radhës

Ministrat e Jashtëm të BE-së takimin e ardhshëm do ta mbajnë në Kiev

Të fundit nga