Maqedonia e Veriut ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me tanke dhe aeroplanë për të ndihmuar në shmangien e pushtimit të vazhdueshëm të Moskës, tha të shtunën ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak.
“Shumë kombe të vogla po tregojnë më shumë guxim se gjysma e vendeve të G20-ës, si për shembull Maqedonia e Veriut, duke i dhënë Ukrainës një “shpatull mbështetëse”, në formën e tankeve dhe avionëve,” shkroi Podolyak në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, një vend i vogël ballkanik, konfirmoi javën e kaluar se do të furnizonte Ukrainën me tanke të epokës sovjetike.
Megjithatë, nuk ka deklaruar ende asgjë për dërgesat e avionëve.