Maqedonia e Veriut në një vijë me BE-në për sanksionet kundër Rusisë

February 23, 2022
min lexim

Autoritetet maqedonase thonë se janë në një vijë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, por për këtë qeveria në Shkup pritet të marrë një vendim. Ndërkohë, rreth njëqind shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen me punë në Ukrainë dhe vetëm një numë ri vogël ka kërkuar për t’u kthyer.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski ka biseduar të mërkurën me telefon me homologun e tij ukrainas Denys Shmyhal lidhur me gjendjen atje duke i ka shprehur mbështetjen për sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Ukrainës. Kryeministri Kovaçevski, sipas një komunikate nga zyra e tij, ka nënvizuar bashkimin me aleatët e tjerë të NATO-s drejt thirrjeve ndaj Moskës për zgjidhjen e konfliktit përmes rrugëve diplomatike dhe paqësore.

Kryeministri maqedonas ka theksuar se vendi i tij është në një vijë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për sa i përket sanksioneve ndaj Ferderatës Ruse, “si përgjigje ndaj veprimeve të saj joparimore”.

Por, një zëdhënës i qeverisë në Shkup tha gjatë një konference shtypi se qeveria do të mblidhet për të diskutuar mbi mundësinë e sanksioneve dhe se do ta njoftojë me kohë opinionin publik.

Zëdhënësit e qeverisë thanë ndërkaq se Maqedonia e Veriut është e gatshme që në rast nevoje të pranojë një numër refugjatësh nga vatrat e krizës në Ukrainë.

Nga ana tjetër, autoritetet në Shkup verësojnë se nuk do të ketë ndonjë ndikim të dretpërdrejtë për vendin nga konflikti i mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, por nuk përjashtojnë mundësinë që kriza energjetike në të cilën tanimë ndodhet vendi, të mund të thellohet edhe më tej për shkak të ndërprerjes së gazit rus në Evropë. Kjo do të mund të çonte në ngritjen e çmimeve, sipas analistëve.

Ndërkohë, rreth njëqind shtetas të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të qëndrojnë në Ukrainë. Ata kanë shkuar me punë ndërsa ka prej tyre që kanë krijuar dhe pasuritë e tyre të paluajtshme.

Ambasada maqedonase në Kiev ka njoftuar se vetëm 13 shtetas kanë kërkuar ndihmë, përkatësisht për t’u kthyer në atdhe. Ambasadori Krum Efremov i ka thënë një televizioni të Shkupit se vetëm një shtetas i Maqedonisë së Veriut ndodhet në rajonin e Doneckut dhe se ai është jashtë rrezikut. Ambasadori maqedonas e përshkruan gjendjen e përgjithshme si të qetë në Kiev dhe në qytetet më të mëdha./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Sikur hani shirita magnetofoni që në mëngjes”/ Rama-Boçit: Të rrijë Papa 8 orë me ju, bën kryqin me kokë poshtë

Story i radhës

Sporti për fëmijët

Të fundit nga

ShkoLartë