Në vend për momentin aktivë janë mbi pesë mijë raste me Kovid-19 ndërsa jemi në zonën e verdhë, kurse Komisioni për Sëmundje Infektive tani për tani nuk rekomandon masa të reja.
Në vërejmë rritje ditore të butë të të sapoinfektuarve në vend, Shkupi është ende vatra, ose zonë e kuqe. Megjithatë nga pikëpamja e ngarkesës së sistemit ende jemi në zonën e verdhë, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Sipas Salit nëse merren parasysh shifrat momentale në të gjitha repartet infektive në vend dhe përvojat e të kaluarës, situata me pandeminë në vend është ende “optimiste”.
“Mund të jap ndonjë shifër diku më pak se 100 pacientë në të gjitha repartet infektive në vend që për pandeminë nga përvoja e kaluar do të thotë se ende jemi në një fazë optimiste, ose zonë të verdhë”, deklaroi Sali.
Apelon që qytetarët me sëmundje kronike të vaksinohen me dozën e tretë dhe të katërt të vaksinave kundër Kovid-19.
“Edhe pse jemi optimistë se mbi sistemin nuk ka asnjë ngarkesë nuk kemi asnjë pacient në kujdes intensiv apo të varur nga oksigjeni. Pasqyra klinike është shumë e rëndësishme për momentin por ne nuk duhet të lejojmë që të shkaktojmë ndonjë komplikim te pacienti prandaj dhe apelojmë, apo do t’i lusja të kenë kujdes gjatë komunikimit, vetizolimi është poashtu i rëndësishëm, rekomandime nga Komisioni do të presim sot”, tha ministri.
Ai thekson se se ka mospërputhje të lehtë të informacioneve lidhur me vendimin e Komisionit, mjekët amë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Komisioni debaton dhe propozon plane, ky është plani i ardhshëm që duhet të implementohet nëse arrijmë deri në një numër të caktuar, shifrat nuk janë aq alarmante sa duhet ne të përshtatim kapacitetet tona dhe mjekët amë në pesë ambulancat, ky është propozim i Komisionit si zgjidhje nëse arrijmë deri te një numër i caktuar që do të tregonte një zonë të kuqe për atë se cili numër do të tregonte një zonë të kuqe, do të diskutojmë me Komisionin”, theksoi ministri Sali.
Konform të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 1.602 analiza, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja me KOVID-19 dhe 683 pacientë të shëruar. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (855), janë regjistruar 189 riinfeksione. Në 24 orët e fundit nuk janë raportuar viktima.