Maqedonia e Veriut me kapitalin më të ulët njerëzor në Evropë

-ads3-

Çfarë është indeksi i kapitalit njerëzor (HCI)? Indeksi i Kapitalit Njerëzor (HCI) matë produktivitetin e gjeneratave të ardhëshme të puntorëve në një shtet duke kombinuar tregues të ndryshëm shëndetit dhe arsimit. Shkurt, ky indeks tregon se sa përqind të produktivitetit si puntor do të arrijë një fëmijë që lind sot kur të arrijë moshën 18 vjeçare. Indeksi varion nga 0 deri në 1, ku p.sh. vlera prej 0.50 e indeksit për një shtet do të thotë që produktiviteti si punëtor i ardhshëm i një fëmije të lindur në një vit të caktuar në atë vend është vetëm gjysma e asaj që mund arrihet sipas standardit krahasues.

Performanca e Maqedonisë së Veriut në indeksin e kapitalit njerëzor. Sipas HCI, një fëmijë i lindur sot në Maqedoninë e Veriut parashihet të arrijë vetëm 56% të produktivitetit si puntorë kur të arrijë moshën 18 vjeçare. Pra, në vitin 2020, HCI në Maqedoninë e Veriut ishte 0.56, vlera më e ulët në Evropë dhe Ballkanin Perendimorë. Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut ka parë një rritje modeste në HCI në periudhën 2010-2020. Në vitin 2010 HCI ishte 0.53, ndërsa në 2020 rritet në 0.56 Megjithatë, kjo është rritja më e ngadaltë krahasuar me vendet tjera të Ballkanit për të cilat ekzistojnë të dhëna. Po ashtu, të dhënat tregojnë një përmirësim krahasimisht më të madh për gratë, ku indeksi është rritur nga 0.54 në 0.57, ndërsa për burrat rritja ka qenë më e ngadaltë, nga 0.52 në 0.54. Kjo mund të tregojë për një fokus të shtuar në përmirësimin e kushteve dhe mundësive për gratë në dekadën e fundit. Pavarësisht përmirësimeve, ky indeks është tregues i një sfide thelbësore për zhvillimin e vendit, meqë me kushtet aktuale, produktiviteti i fuqisë puntore në Maqedoninë e Veriut mbetet pothuajse vetëm gjysma e asaj që mund të arrihet.

Krahasimi me vendet e Evopës dhe Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka një HCI më të ulët për të dy gjinitë në vitin 2020 në krahasim me Shqipërinë (0.63), Malin e Zi (0.63), Serbinë (0.68) dhe Kosovën (0.57). Kjo tregon që edhe përkundër përmirësimeve në Maqedoninë e Veriut, vendet fqinje kanë bërë hapa më të mëdhenj përpara. Veçanërisht Serbia tregon një ndarje të theksuar me vlera të larta për gratë, duke arritur një HCI prej 0.68 në 2020. Në një kontekst më të gjerë, Maqedonia e Veriut mbetet e fundit në Evropë për sa i përket HCI, ku vendet e para janë Finlanda dhe Suedia, me HCI 0.80.

Instituti IDEA thekson rëndësinë e përmirësimit të politikave dhe programeve që mbështesin zhvillimin e kapitalit njerëzor edhe atë arsimin dhe shëndetësinë si një prioritet për të gjitha qeveritë e Ballkanit Perëndimor.

Story i mëparshëm

Dogana me njoftim të rëndësishëm për kalimin e mallrave në Bllacë

Story i radhës

Qendra e Shkupit nesër me regjim të posaçëm

Të fundit nga