Maqedonia e Veriut me disa shqiptarë kundër Azerbajxhanit! Milevski: Shpresojmë në rezultat pozitiv!

1 minut lexim

Nesër nga ora 14:00 në Shkup, Maqedonia e Veriut do të përballet me ekipin e Azerbajxhanit në ndeshje miqësore. Pas barazimit (1:1) me Finlandën, tani synojnë fitore.

Futbollistët Enis Bardhi, Agon Elezi, Visa Musliu, Valon Ethemi, Egzon Bejtullai, pritet të paraqiten kundër Azerbajxhanit, ndërsa mungon Ezgjan Alioski për shkaqe objektive. 

“Shpresoj që nesër në ndeshjen me Azerbajxhanin të marrim rezultat pozitiv”, tha Bllagoja Milevski, selektor i Maqedonisë së Veriut.

Ai tregoni se do të ketë ndryshime në formacionin startues në krahasim me ndeshjen me Finlandën.

“Sigurisht që do të ketë ndryshime në formacion, do të shohim se kush do të fillojë.

Jo rastësisht insistoj në një ekip të tillë kundërshtarësh për t’u përgatitur maksimalisht për të gjitha opsionet e mundshme”, tha me të tjerash Milevski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdojnë investimet infrastrukturore në Çair

Story i radhës

Nesër kongresi i PLD, do të zgjidhet kryetari i ri i partisë

Të fundit nga