maqedonia e veriut filloi bisedimet vjetore dypaleshe me nato n 67e410f56b3b0

Maqedonia e Veriut filloi bisedimet vjetore dypalëshe me NATO-n

March 26, 2025
1 minut lexim

Sot dhe nesër një ekip nga NATO-Aleanca e kryesuar nga eksperti i lartë politik dhe reporteri për vendin tonë Stuart Andrews do të marrë pjesë në bisedimet dypalëshe të mbrojtjes me Aleancën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Bisedimet, thonë nga atje, u kushtohen planeve për zhvillimin e aftësive të mbrojtjes në përputhje me objektivat e aftësive të NATO-s, duke përfshirë planet e mbrojtjes, financat dhe burimet njerëzore në mbrojtje.

Ekipi i ekspertëve nga Ministria e Mbrojtjes, i udhëhequr nga sekretarja shtetërore Elizabeta Çupovska Ristova, do të informojë për ndarjen e barrës, e cila përfshin edhe investimet në mbrojtje.

Sipas përkushtimit për të investuar në mbrojtje, të miratuar në Samitin në Vilnius në vitin 2023, dhe të riafirmuar në Samitin në Uashington vitin e kaluar, vendi ndan 2 përqind të bruto-produktit të brendshëm për mbrojtjen, gjegjësisht 329 milionë euro, nga të cilat mbi 32 përqind janë të destinuara për pajisjen dhe modernizimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë.

Ata shtojnë se para ekipit të NATO-s do të konfirmohet përkushtimi i Ministrisë dhe shtetit për reforma të vazhdueshme dhe zhvillim të kapaciteteve mbrojtëse në shërbim të mbrojtjes kombëtare dhe kolektive në NATO.

“Bisedimet dypalëshe të mbrojtjes me Aleancën zhvillohen çdo vit në kuadër të procesit të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s. Procesi i zbatimit të reformave të mbrojtjes, planet për zhvillimin e ardhshëm, si dhe niveli i arritur në zhvillimin e aftësive mbrojtëse vlerësohen në disa fusha”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kujtojmë se, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, është 20.450.820.000 denarë. Krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2024, i njëjti është rritur për 322.360.000 denarë.

Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e quajti varfanjak ola per gjestin me ftonte ne krevat qe ti 67e40cbc71da9
Story i mëparshëm

E quajti varfanjak, Ola për Gjestin: Më ftonte në krevat që t’i…

mucunski po punohet ne procesin e kthimit te pacienteve te lenduar ne zjarrin ne kocan te cilet po mjekohen jashte vendit 67e410fe92efc
Story i radhës

Mucunski: Po punohet në procesin e kthimit të pacientëve të lënduar në zjarrin në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë