Mbushen 30 vjet bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë.
Këtë përvjetor ambasada gjermane e festoi me program kulturor në Parkun e Qytetit në Shkup.
Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Anke Holshtajn, tha se projektet e shumta janë dëshmi e këtij bashkëpunimi.
Qëllimi dhe synimi ishte dhe është që vendi të ecë përpara në rrugën e tij drejt integrimit të plotë euroatlantik, të ketë zhvillim të qëndrueshëm për një jetë më të mirë për njerëzit në harmoni me natyrën dhe mjedisin, theksoi Holshtjan.
“Delegacioni i ekonomisë gjermane i mbështet kompanitë gjermane në Maqedoninë e Veriut dhe kompanitë maqedonase që janë aktive ose duan të jenë aktive në Gjermani dhe mban një rrjet të gjerë. Fondacionet tona politike “Korad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert” kujdesen për edukimin politik dhe respektimin e demokracisë. Banka kreditore për rindërtim KfV, mbështet projekte financiare për zhvillim të qëndrueshëm, para se gjithash në fushën e mjedisit dhe energjisë. Nga ana tjetër, Shoqata për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ mbështet, planifikon dhe financon projekte të ndryshme të orientuara drejt së ardhmes. GIZ e zbaton Programin e super shkollave në rajon, i cili u mundëson nxënësve nga rajoni të takohen, të thyejnë paragjykimet dhe të krijojnë miqësi dhe bashkëjetesë në rajon”, deklaroi Anke Holshtjan, ambasadorja gjermane.