Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencën e femrave, përjetoi edhe një debakël tjetër, në kuadër të eliminatoreve për Kamponatin Botëror.
Kësaj radhe kundër Austrisë, pran rezultatit 0-10, në sfidën e fundit të eliminatoreve.
Ky është rezultat i dytë negativ (0-10) në këto eliminatore pas disfatës nga Anglia, ndërsa ende rekordin e mban Irlanda Veriore që mundi Maqedoninë me 11-0.
Me këtë disfatë, Maqedonia mbyll eliminatoret në vendin e 5-të në grupin me 6 kombëtare , me 6 pikë, falë 2 fitoreve ndaj Letonisë.
Të gjitha ndeshjet e tejra Maqedonia i ka humbur, ndërsa në fund golaverazhi ishte 10 gola të shënuara dhe 62 gola të pranuara.