maqedonia anetare e rrjetit global per siguri kibernetike first 6a2fec4e2b513

Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”

June 15, 2026
1 minut lexim
andonovski

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka njoftuar se Qendra Qeveritare për Reagim ndaj Incidenteve Kibernetike (MKD-GOV-CSIRT) është pranuar si anëtare e plotë e FIRST, rrjeti global i ekipeve për reagim ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike.

Sipas Andonovskit, ky është një konfirmim i rëndësishëm për përparimin e Maqedonisë së Veriut në fushën e sigurisë kibernetike dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të fortë, profesional dhe evropian të mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike.
Ai theksoi se anëtarësimi është arritur me burime vendore njerëzore dhe infrastrukturore të Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Sektorit për Siguri Kibernetike, me mbështetje profesionale dhe teknike nga partnerët ndërkombëtarë në SHBA dhe Bashkimin Evropian.

“Ky anëtarësim nënkupton besim më të madh ndërkombëtar, shkëmbim më të shpejtë të informacioneve, qasje në ekspertizë dhe koordinim më të mirë në përballjen me kërcënimet kibernetike”, ka deklaruar Andonovski.Ministri bëri të ditur se me këtë hap përmbushet edhe një nga pikat e Agjendës Reformuese me afat deri më 30 qershor 2026, duke mundësuar gjithashtu zhbllokimin e mjeteve të reja nga Plani i Rritjes.

Në fund, Andonovski theksoi se institucionet do të vazhdojnë investimet në kapacitetet për reagim ndaj incidenteve kibernetike, në mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe në rritjen e sigurisë së shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zendaya dhe tom holland rikthehen ne tapetin e kuq pas pese vitesh 6a2fe861b911f
Lajmi i mëparshëm

Zendaya dhe Tom Holland rikthehen në tapetin e kuq pas pesë vitesh

paralajmerimet per zvogelimin e trupave te kfor it gjermania do ta vazhdojme angazhimin ne kosove 6a3002d4a51ec
Lajmi i radhës

Paralajmërimet për zvogëlimin e trupave të KFOR-it, Gjermania: Do ta vazhdojmë angazhimin në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë