4
Shkup, 19 shtator – Asambleja e përgjithshme e KB-së sot me shumicë të madhe e ka përkrahur rezolutën joobligative palestineze, me të cilën kërkohet që Izraeli ta ndërpres praninë e vet joligjore në Gazë dhe Bregun e okupuar perëndimor në afat prej një viti.
Për rezolutën kanë votuar 124 nga 193 anëtare të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 të përmbajtur.
Në rezolutën kërkohet edhe tërheqja e të gjiha forcave izraelite dhe evakuimi i ardhacakëve hebraikë nga territoret e okupuara palestineze “pa anulim”.
Ambasadori i Izraelit në KB, Dani Danon, e ka shënuar rezolutën si “tentim që të shkatërrohet Izraeli përmes terrorizmit diplomatik” ku asnjëherë nuk përmenden “krimet e Hamasit” dhe “e injoron të vërtetën, i shtrembëron faktet dhe e zëvendëson realitetin me fiksion”.
Maqedonia e Veriut ishte e përmbajtiur nga votimi, së bashku me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Austrinë, Zvicrën, Suedinë, Danimarkën, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, Poloninë, Sllovakinë, Lituaninë, Ukrainën, Serbinë, Shqipërinë, Kanadanë, Indinë, Australinë dhe vende tjera.
Kundër votuan SHBA-ja, Izraeli, Çekia, Hungaria, Argjentina dhe vende tjera.
BURIMI: zhurnal.mk