Maqedoni, rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët, që nuk kalon 12 mijë denarë

August 20, 2023
min lexim

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut për disa ditë me radhë kanë protestuar me kërkesën për rritjen e pensioneve, pasi siç thonë, me të ardhurat që marrin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet për ilaçe, e jo më për ushqime dhe shlyerjen e faturave për shërbimet komunale.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, janë të regjistruar rreth 333.000 pensionistë.

Por, pjesa më e madhe e tyre apo rreth 90.000 persona marrin pensionin më të ulët, që nuk kalon 12 mijë denarë apo 200 euro. Kategoria e dytë merr nga 200-250 euro, kategoria e tretë nga 250-300 dhe një pjesë më e vogël nga 300 euro e më lartë.

Pensionistët kërkojnë që pensioni më i ulët në Maqedoninë e Veriut të arrijë në 300 euro në muaj.

“Është e turpshme kur sheh pensionistët, të cilët kanë punuar për 40 vjet, dhe tani kërkojnë ushqim të hedhur nëpër kosha plehrash. Çfarë të bëjmë me këto pensione qesharake që marrim? Le t’ua japim atyre në qeveri ta shohin nëse do të mund të mbijetojnë, qoftë edhe një ditë. Të rinjtë po ikin, ekonomia është në gjendje të tmerrshme, shëndetësia gjithashtu. Askush nuk është i kënaqur në këtë shtet pasi gjendja sa vjen e rëndohet”, thotë Dimitar Angelovski, pensionist nga Shkupi.

“Duhet të merren masa, pasi siç po e shohim këtu në Maqedoni [të Veriut] për çdo ditë po rritet varfëria pasi nuk mund të mbijetojmë me një pension apo rrogë. Është mirë që njerëzit që na udhëheqin të mendojnë edhe për popullin”, thotë pensionisti Ibrahim Saliu.

Ndërkaq, Vllato Jakimovski, pensionist nga qyteti i Manastirit thotë se vuan nga diabeti dhe me për ilaçe shpenzon 4.000 denarë (rreth 60 euro) në muaj.

“Nuk kemi të ardhura tjera përveç pensionit prej 12,000 denarëve [200 euro]. Si të kalojmë muajin me ato para që mbeten? Çfarë të bëjmë më parë, të paguajmë faturat apo të ushqehemi vetëm me bukë sepse për gjëra tjera as që mendojmë. Prandaj protestojmë, dhe do të protestojmë deri në fund pasi nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë ai.

Mbështetur nga Shoqata e Pensionistëve me arsyetimin se problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë.

Nga kjo shoqatë thonë se janë duke punuar në hartimin e propozimit për pensionin minimal.

“Pas pushimeve të verës do të ulemi me Qeverinë për të biseduar për çështjen e pensioneve. Kemi përgatitur disa metodologji për rritjen e mundshme [të pensioneve]. Gjatë përgatitjes së propozimeve për pensionin minimal është marrë parasysh që pensioni më i ulët të zgjidhet në kuadër të sistemit të pensioneve dhe jo me ligj të veçantë, për të racionalizuar nëntë grupet aktuale të pensionit më të ulët. Do të kemi parasysh parimet dhe postulatet e sistemit të pensioneve, dhe më e rëndësishmja, shuma e propozuar të jetë realiste dhe e realizueshme”, thotë Stanka Trajkova, kryetare e Shoqatës së Pensionistëve.

Nga Shoqata e Pensionistëve thonë se faji për pensionet e ulëta qëndron te sistemi pensional, por edhe në rrethana tjera, pasi është lejuar që kompani e ndërmarrje të ndryshme të bëjnë pagesa për sigurimet shoqërore që nuk janë në përputhje me pagat, që rrjedhimisht edhe reflektohen në pensionet që tani ata marrin.

Ministrja e Punëve dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut, Jovanka Trençevska, pret që deri në fund të vitit të gjendet një zgjidhje për përcaktimin e pensionit minimal përmes ndryshimit në Ligjin për pensionet.

“Pres që përmes dialogut deri në fund të vitit të gjejmë një zgjidhje të përshtatshme, natyrisht duke ndjekur shembujt e vendeve të tjera, një zgjidhje të përshtatshme se si të përcaktojmë pensionin minimal në vend, i cili do të jetë mbi pragun e varfërisë të përcaktuar nga Banka Botërore”, u shpreh Trençevska.

Qeveria maqedonase ka paralajmëruar se rritja e re e pensioneve do të bëhet sipas metodologjisë së vitit 2022, bazuar në koston e jetesës dhe rritjes së pagës mesatare, që parasheh një rritje të pensioni në rreth 13.300 denarë apo në 220 euro.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa persona nga Strumica janë akuzuar për sulm ndaj një personit zyrtar

Story i radhës

Maksuti: Kushtetuta nuk është dokument i shenjtë!

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë