Maqedoni, referendumi si alibi për zgjedhje!

min lexim

Gjëja kryesore që dëshiron OBRM-PDUKM është nëse mund të provokojë dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme në të njëjtën datë me referendumin e mundshëm. Nëse edhe kjo dështon, të paktën dy-tre muaj për të mbajtur anëtarësinë dhe mbështetësit në një lloj “aksioni” dhe atë në një kohë kur e gjithë Evropa është e shqetësuar se si do të duket dimri, thonë njohësit e proceseve politike në vend.

“OBRM-PDUKM me mbajtjen e referendumit dëshiron të bëjë një sondazh se sa vota kanë. Mendimi im është se referendumi do dështojë, partia shqiptare që e mbështet është vetëm Lëvizja BESA së cilës kjo gjë do i kushtojë shumë. Ndërsa ASH është e gatshme të mbështesë hapjen e Kushtetutës. Zgjedhje të parakohshme nuk do ketë të paktën deri në Tetor 2023. OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme sepse vetëm kjo i ka mbetur për t’i mbajtur me shpresë anëtarët e saj. Pra si do që të jetë mbahet apo jo referendumi OBRM-PDUKM me aleatët e sajë janë të humbur”, thotë Arben Llalla, analist.

Përplasjet publike mes pushtetit dhe opozitës për referendumin e mundshëm dhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme vazhdojnë, dhe asnjëra nga të dyja palët nuk heq dorë nga qëndrimet e saja. OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-në se nuk ka plan dhe strategji për çështjen e referendumit. “Tezat e LSD-së antimaqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë është gënjeshtër. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta, për dhe së bashku me Referendumin, për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të gjitha në kurriz të shtetit për të përfunduar të tre operacionet e rëndësishme. Ata nuk kanë përgjigje nga qeveria, sepse zgjedhjet nuk u shkojnë dhe e dinë se do të humbasin”, tha Mile Lefkov, deputet i OBRM-PDUKM.

LSDM paraprakisht theksoi se iniciativa për referendum shërben vetëm për të shpëtuar ulësen e Mickoskit, dhe shtoi se kjo iniciativë paraprakisht është e dënuar të dështojë. Sipas socialdemokratëve, tani duhet të punojmë për tejkalimin e krizës së ardhshme.

“Dhe derisa LSDM merr masa në interes të qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i vazhdon bllokadat me çdo kusht. OBRM-PDUKM dhe Mickoski në vend që të jenë konstruktivë, me kërkesat e tyre për zgjedhje, për referendum, po mundohen të pengojnë funksionimin normal të institucioneve, në dëm të ekonomisë vendase, në dëm të qytetarëve. Një sjellje e tillë shkatërruese e tyre do të mposhtet përsëri”, reagoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duhet të respektohen marrëveshjet e arritura që siguruan anëtarësimin e vendit tonë në NATO, dhe marrëveshjet që siguruan hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mbajtja e një referendumi kundër marrëveshjes, për të ndaluar përparimin e vendit drejt BE-së, është joproduktive. Është e barabartë me regres”, tha Ali Ahmeti. Pasi OBRM-PDUKM paraqiti iniciativën për organizimin e referendumit, tani procesi është në duart e Parlamentit. Më pas, Komisioni Kuridiko-ligjvënës dhe Komisioni i Sistemit Politik do të vendosin nëse nisma është në rregull. (koha.mk)

Story i mëparshëm

Shkupi gjobitet me 44 mijë euro nga UEFA

Story i radhës

Greqia bashkon fuqitë me Francën kundër Turqisë, Macron: Nuk do të lejoj trazira në Mesdhe

Të fundit nga