Një person humbi jetën, tre të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Negotinë – Demir Kapi, ku një veturë me targa të Gjermanisë ka dalë nga rruga.
Nga Ndihma e Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit të Negotinës konfirmuan se një person ka ndërruar jetë, një person i lënduar është transferuar në spitalin e Velesit, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Kavadarit, ku u janë nënshtruar ekzaminimeve.
Zëdhënësi në SPB Veles, Risto Samarxhiev gjithashtu ka konfirmuar informacionet, ndërkaq paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës.