Maqedoni, miratohet programi për subvencione kapitale në mjedise rurale

February 15, 2022
1 minut lexim

Programi për subvencione kapitale për zhvillim të rajoneve planore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rajonal për vitin 2022, me të cilin parashikohet përmirësim i infrastrukturës rurale dhe qasjen në sipërfaqe bujqësore është miratuar në seancën e sotme të Qeverisë.

Pres-shërbimi qeveritar sonte kumtoi se shfrytëzuesit e mjeteve të këtij programi janë qendrat për zhvillim të rajoneve planore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të regjistruara konfrom Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal.

Projektet e zgjedhura është parashikuar të realizohen në afat prej njëzet muajve nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes për financim.

Shfrytëzuesit do të duhet të parashtrojnë raport financiar dhe narrativ më së voni 15 ditë pas afatit përfundimtar për implementim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat

Story i radhës

Formacionet zyrtare: Man United – Brighton

Të fundit nga

ShkoLartë