Maqedoni, filloi vaksinimi i personave që do të shkojnë në Haxh

May 12, 2025
1 minut lexim

Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Qenan Ismaili ka njoftuar se sot në Shkup ka nisur vaksinimi i personave që do të udhëtojnë për të kryer Haxhin.

“Sot, 12 maj 2025, në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup, nën koordinim mes BFI-së dhe Myftinisë së Shkupit filloi vaksinimi i nijetlinjëve që do të udhëtojnë për në Haxh. Përskaj vaksinimit ata morën këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore nga stafi mjekësor në lidhje me parandalimin e sëmundjeve infektive. Allahu t’u japë shëndet dhe mbarësi!”, ka shkruar Ismaili.
Vaksinimi ka nisur edhe në Tetovë.

“Pranuam vaksinat për udhëtimin tonë në Haxh 2025”, ka shkruar Arsim Idrizi, hoxhë në fshatin Lisec.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kryetarja e Forumit të Gruas ASH-Çair distancohet nga Taravari

Story i radhës

Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë