Maqedoni e Veriut, Pendarovski pret në takim Konjufcën

December 12, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas komunikatës së kabinetit presidencial, në takim u bisedua për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin parlamentar, ku të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për dinamikën dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Në njoftim theksohet se Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë marrëdhënie pozitive dhe konstruktive, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe pa çështje të hapura.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku presidenti Pendarovski bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat do të garantojnë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin, si për fqinjët tanë, ashtu edhe për gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kuadër, sipas njoftimit, Pendarovski rikonfirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.

Sipas njoftimit, në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën në rajon, ku u konstatua se në kuadër të sfidave të reja gjeopolitike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor duhet të jetë një imperativ absolut për të gjithë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bytyqi: Qeveria e angazhuar për zgjidhjen e transportuesve privat

Story i radhës

​Uji nuk mund të konsumohet në disa zona në Gjakovë

Të fundit nga

ShkoLartë