Maqedonci takon komandatin e KFOR-it

1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë bisedës me komandantin ka shpreh mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit me FSK-në.

“Po ashtu komandantin e njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të Planit Gjthëpërfshirës të Tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së.

Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Story i mëparshëm

Alonso ka në mendje klubin e ardhshëm pas vitit 2024

Story i radhës

“Hajdeni se e gjetëm…”/ Momenti rrëqethës kur banorët e gjejnë të vdekur shoferin që u aksidentua

Të fundit nga