maqedonci takon gjeneralin amerikan mckinney shba partner strategjik per ecjen e kosoves drejt anetaresimit ne nato 67dc1aa1daecf

Maqedonci takon gjeneralin amerikan McKinney: SHBA, partner strategjik për ecjen e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO

March 20, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka takuar sot gjeneralin amerikan Chris A. McKinney, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mik i yni dhe partner strategjik janë element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se me gjeneralin amerikan dhe me të ngarkuaren me punë në Ambasadën e ShBA në Kosovë, Annu Prattipati, diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend.

Lexoni të plotë postimin:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shtet mik i yni dhe partner strategjik janë element i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, por dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor.

Me gjeneral brigade Chris A. McKinney, Zëvendësdrejtor i Partneritetit, Bashkëpunimit të Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në Masë të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEUCOM) që sot kisha nderin ta pres në takim së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA në Kosovë, Annu Prattipati, diskutuam për gjendjen e sigurisë në vend, ndërsa e njoftova për të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe fokusin e zhvillimit për vitet në vijim, rritjen e kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve shtet më shtet, ku partner strategjik shohim ShBA-të, dhe veçanërisht zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritanishëm mes FSK-së dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, gjeneralit Kinney i shpreha falenderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve, po ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore, ndërsa të dy u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve, të cilat kanë për qëllim zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vrasja e fatbardh licit apeli i gjkko le ne burg safet e behar bajrin se bashku me astmer bilalin 67dc1140eb64b
Story i mëparshëm

Vrasja e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO lë në burg Safet e Behar Bajrin së bashku me Astmer Bilalin

sejko inovacioni po transformon sherbimet financiare me ritme te shpejta 67dc1d70db354
Story i radhës

Sejko: Inovacioni po transformon shërbimet financiare me ritme të shpejta

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë