maqedonci serbia vazhdon te kete qasje hegjemoniste ne ballkan 67e4e49da7f84

Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan

March 27, 2025
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë.

Në një intervistë për TRT World, Maqedonci thotë se Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vendeve të tjera të cilat kanë raporte të mira me vendet që dëshirojnë stabiliteti në Ballkan.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje trepalëshe, mund të themi, ishte konkretisht për të pas, stabilitet rajonal, paqe dhe siguri. Nuk kemi pasur asnjëherë diskutime mes tre vendeve tona për të kërcënuar dikë në rajon, ideja kryesore e marrëveshjes trepalëshe është për të ndërtuar sigurinë, stabilitetin dhe paqen në këtë pjesë të botës dhe ne e dimë se Ballkani shumë herë ka qenë arenë konfliktesh dhe shumë tensionesh. Dhe të kesh këtë bashkëpunim, po kontribuon në paqe dhe siguri.

Problemi me Serbinë është se ajo vazhdon ta ketë qasjen hegjemoniste ndaj vendeve të tjerëve që kanë bashkëpunim të mirë, i bën ato vende të ndihen të kërcënuar dhe gjithashtu kur e shohin se ka stabilitet ose ekuiliber të balancuar midis vendeve në Ballkan”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

krissy cela shqiptarja qe ndertoi nje mbreteri fitnesi me vlere 70 milione 67e4b0198714a
Story i mëparshëm

Krissy Cela: Shqiptarja që ndërtoi një ‘mbretëri fitnesi’ me vlerë $70 milionë

aston martin sjell veturen qe arrin shpejtesine 342 km h 67e4e94c44e67
Story i radhës

Aston Martin sjell veturën që arrin shpejtësinë 342 km/h

Të fundit nga

​Rrëzohet raketa e parë orbitale evropiane

Raketa e parë orbitale e lëshuar nga Evropa kontinentale u rrëzua disa sekonda pas shpërthimit sot. Spectrum, e zhvilluar nga start-up-i gjerman Isar Aerospace, shkaktoi një shpërthim të fuqishëm në portin hapësinor
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë