Maqedonci: Nuk jam anëtar i VV-së, por do ta vlerësoj këtë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet.

AI ka bërë të qartë se edhe pse nuk është anëtar i Vetëvendosjes, parimet dhe politikat e tij janë në përputhje me ato të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk jam anëtarë i VV-së, unë jam ministër nga Qeveria Vetëvendosje normalisht parimet e mia ndërlidhen me parimet dhe politikat e Lëvizjes Vetëvendosje, pra aktualisht nuk jam anëtar i LVV-së”, ka deklaruar ai. Ka zëra që do të jeni? “Do ta vlerësoj këtë”, ka shtuar ai.

Pasi u pyet për takimin me Dejona Mihalin, ai ka theksuar se ka pasur kontakte dhe takime me përfaqësues të partive të ndryshme, por aktualisht nuk është anëtar i asnjë partie.

Mes tjerash, ministri Maqedonci ka shprehur gatishmërinë për të vlerësuar çdo propozim për anëtarësim.

Ministri Maqedonci, ka vlerësuar “kontributin e kryeministrit Albin Kurti në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës”, duke theksuar se Kurti ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme në aspektin buxhetor dhe administrativ.

Ai ka theksuar se asnjë kërkesë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është refuzuar nga Kryeministri Kurti.

“Kurti ka bërë më shumë se kushdo tjetër. Ka qenë shtyllë e mbështetjes së jashtëzakonshme për ngritjen e kapaciteteve të  mbrojtjes së vendit tonë. Mbështetjen me buxhet por edhe në aspektin administrativ, asnjë kërkesë që ka dalë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga FSK-ja nuk është refuzuar nga kryeministri” ka deklaruar ministri Maqedonci.

Ai gjithashtu ka shprehur bindjen se Serbia nuk do të hyjë në NATO para Kosovës.

Story i mëparshëm

​19-vjeçari vrau tre anëtarë të familjes në Gjermani

Story i radhës

Telefoni i erës: si të flisni me njerëzit në botën e përtejme

Të fundit nga