maqedonci flet per takimin me mark rutte ja cfare u tha per serbine 67d5f3aee686a

Maqedonci flet për takimin me Mark Rutte, ja çfarë u tha për Serbinë

March 15, 2025
1 minut lexim

Vizitën e parë në Ballkanin Perëndimor, si shef i Aleancës Veriatlantike, NATO, e bëri në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte takoi krerët e shtetit të martën, me të cilët diskutoi për sigurinë në rajon, e ku kërkoi hapa konkret në dialogun Kosovë – Serbi.

E i pranishëm në takimin e Ruttes bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Se çfarë u diskutua aty, tregoi vetë Maqedonci.

“Në takimet që kemi pasur që janë drejtuar nga kryeministri, ne kemi prezantuar edhe shqetësimet tona në raport me politikën hegjemoniste të Serbisë edhe të kërcënimeve që i kemi konvencionale dhe jo konvencionale… 07”33 çfarë po vazhdon të mbetët në Serbi është qasja hegjemoniste dhe roli i rëndësishëm që po vazhdon ta ketë Radojiçiq në politikën dhe sigurinë e Serbisë dhe janë bazat e përparme operacionale që Serbia vazhdon t’i mbajë përgjatë vijës kufitare”, tha ai.

Gjatë kësaj vizite të Rutte, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e NATO-s, por edhe komandanti i forcave amerikane për Evropë dhe Afrikë, me të cilin është diskutuar edhe hapja e fabrikës së municionit.

Ministri Maqedonci thotë se kjo fabrikë do të drejtohet nga një kompani publike.

“Si ministri e Mbrojtjes dhe si kryesues i komisionit për fabrikën e municionit, kam fokus normalisht hapjen e Fabrikës e cila do të drejtohet nga një kompani publike e cila do të prodhoi municione për nevojat e institucioneve të sigurisë por edhe për të eksportuar jashtë vendit, edhe në takimin me komandantin e forcave amerikane për Evropë dhe Afrikë, është diskutuar mundësia e thellimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në industrinë e Mbrojtjes”, tha ai.

Në mbledhjen e fundit të së mërkurës, Qeveria e Kosovës miratoi nismën për lidhje të marrëveshjes kornizë me SHBA-në, për mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndërkaq, për herë të parë në Kosovë, në ushtrimin Defender2025, do të vendoset një kontingjent amerikan që do të vëzhgojë këtë ushtrim nga jugu i Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

efektive serbe refuzuan te ushtronin dhune ndaj protestuesve vasili mjere shqiperia cpolici ka 67d5ea34b0f56
Story i mëparshëm

Efektivë serbë refuzuan të ushtronin dhunë ndaj protestuesve, Vasili: Mjerë Shqipëria ç’polici ka!

mbappe siguron fitoren e realit ndaj villarrealit 67d5f770a7526
Story i radhës

Mbappe siguron fitoren e Realit ndaj Villarrealit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë