maqedonci fakti qe grupi i radoiciqit qe kreu sulmin ne banjske eshte i lire ne serbi rreziku per destabilizim ekziston 67efe13bb8e5c

Maqedonci: Fakti që grupi i Radoiçiqit që kreu sulmin në Banjskë është i lirë në Serbi, rreziku për destabilizim ekziston

April 4, 2025
min lexim

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, ka thënë se me vetë faktin që grupi terrorist i cili kreu sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit 2023, dhe që synonin aneksimin e një pjese të Kosovës, vazhdon të jetë i lirë, i mbështetur e i mbrojtur nga Serbia, ekziston rreziku që të provojnë destabilizimin e Kosovës.

Maqedonci në një intervistë për RTK-në tha se institucionet e Republikës janë aq të përgatitura saqë të mposhtin çdo rrezik që vjen për vendin.

“Patjetër është theksuar nga të gjitha dikasteret tona qeveritare, është theksuar nga kryeministri shumë herë, edhe nga ministri i Punëve të Brendshme e Drejtori i Policisë, edhe nga unë, fakti se grupi po vazhdon të mbetet i lirë. Ai grup që ka kryer akt terrorist, që ka qenë një grup i organizuar, i armatosur, i uniformuar që ka synuar aneksimin e një pjese të territorit tonë, përveç që po mbetet i lirë në Serbi, po vazhdon të jetë i mbështetur e i mbrojtur pikërisht nga strukturat e sigurisë së Serbisë, brenda saj dhe shpesh jo larg kufirit me Kosovën. Dhe normalisht që ky grup vazhdon të ketë kontakte edhe me elementë, individë në veri të vendit tonë. E normalisht që ky grup vazhdon t’i ketë ato synime që ka pasur për destabilizimin e pjesës veriore”, tha Maqedonci.

Sipas tij, duke vazhduar Serbia të qëndrojë në politikën hegjemoniste në raport me fqinjët e saj, duke vazhduar të mohojë ekzistencën e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur, duke vazhduar përmes luftës hibride të kontribuojë në destabilizimin e vendit tonë, por edhe vendeve të tjera fqinje, e siç tha “e gjithë kjo është indikacion që rreziku ekziston”.

“Por ekziston edhe mundësia e madhe e institucioneve tona që ta lehtësojnë mposhtin çdo rrezik për vendin tonë, për faktin që tani nuk është viti 2020. Në veri kemi strukturat tona shtetërore, kemi administratën shtetërore, kemi Policinë e Kosovës, nuk është situata e para disa vitesh kur ka pasur mundësi të destabilizohet nga grupe të caktuara, dhe nuk është situata si e para disa viteve”, tha ai.

Maqedonci tha se Serbia e ka obligim ndërkombëtar që t’i dorëzojë terroristët në vendin ku e kanë kryer krimin, në Kosovë.

Ai po ashtu tha se Serbia në vazhdimësi e ka ndërlidh veprimtarinë e saj në mbështetje të këtyre grupeve terroriste në të kaluarën, por edhe të aktiviteteve tjera në kontekstin gjeostrategjik, por edhe me kontekstin ndërkombëtar.

Normalisht që Serbia për një kohë është duke vazhduar të monitorojë për së afërmi përfundimin e luftës në Ukrainë duke shpresuar në fuqizimin e Rusisë si një aleat të saj historik, shekullor dhe si një aleat që e ka mbështet në të gjitha proceset kundër Kosovës…Besoj që Serbia ka pritur dhe vazhdon të pres një momentum, mirëpo në anën tjetër ne jemi duke u fuqizuar mjaftueshëm në të gjitha kapacitetet jo për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur veten pavarësisht fuqisë së kundërshtarit”, Maqedonci.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

basha te heqe logot nga rrjetet sociale pd kerkese kqz berisha perben vjedhje pronesie 67efd7a464307
Story i mëparshëm

“Basha të heqë logot nga rrjetet sociale”, PD kërkesë KQZ, Berisha: Përbën vjedhje pronësie

inter hedh grepat drejt mesfushorit 67efe4be26f02
Story i radhës

Inter “hedh grepat” drejt mesfushorit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë