maqedonci e gorgun biseduan per bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes 67fbbe82a18c4

Maqedonci e Görgün biseduan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

April 13, 2025
1 minut lexim

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron në Turqi, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, ka takuar presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, prof. dr. Haluk Görgün, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në fushën e  mbrojtjes dhe sigurisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se me Görgün ka biseduar për bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

“Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm”, ka shkruar Maqedonci.

Postimi i plotë:

Industria e mbrojtjes do të vazhdojë të ketë vëmendje të veçantë në prioritetet tona në fushën e mbrojtjes.

Në Antalya, në kuadër të Forumit Diplomatik takova Presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turkíye Prof. Dr. Haluk Görgün, me të cilin diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale.

Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rama voto 5 ta bejme se bashku shqiperine zonje te familjes se bashkuar evropiane 67fbb522c3d5d
Story i mëparshëm

Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

atalanta mposht bolognan dhe i merr vendin juventusit 67fbc24298eb3
Story i radhës

Atalanta mposht Bolognan dhe i merr vendin Juventusit

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Dashi Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni kujdes mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjerat do iu ndërlikohen edhe me tepër. Beqaret duhet te jene me te

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e
ShkoLartë