Maqedonas 54,21%, Shqiptarë 29,52%: Këto janë rezultatet e Regjistrimit të vitit 2021

1 minut lexim

Nga numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar, rezidentë dhe jorezidentë, Maqedonas janë 54,21%, Shqiptarë, 29,52%, 3,98% Turq, 1,18 janë deklaruar si Serbë, 0,87 janë Boshnjakë dhe 0,34% janë Vlleh.

Këto janë rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare të realizuar vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi rendit gjithsej 2,097,319 persona, nga të cilët 1,836,713 janë popullsi rezidente dhe 260,606 persona janë popullsi jorezidente.

Nga popullsia rezidente, 58,48% e qytetarëve janë deklaruar si Maqedonas, 24,3% si Shqiptarë, 3,86% Turq, 2,53% Romë, 0,94% Vlleh dhe 0,87% Boshnjakë.

Nga popullsia jorezidente, që nënkupton shtetasit maqedonas që kanë qenë jashtë shtetit më shumë se 12 muaj dhe të huajt që kanë qenë në vend për më pak se 12 muaj, 24,45 për qind janë deklaruar se janë Maqedonas, dhe 66,36 Shqiptarë, 4,79 janë thënë si Turq, 1.02 Romë 0.19 Vllehë dhe 0.35 Sserbë.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski me këtë rast ka thënë se procesi i regjistrimit të amvisërive dhe banesave ka përfunduar me sukses dhe profesionalizëm.

Story i mëparshëm

Zjarr në Vlorë/ Digjet fusha e mbetjeve. Tymi mbulon lagjen e banuar

Story i radhës

Ali Ahmeti komenton rezultatet e regjistrimit në Maqedoni

Të fundit nga