Juristi Ylli Manjani tregoi në emisioni Now se në Shqipëri ka një papërgjegjshmëri të madhe ligjore të atyre që marrin vendime për prishje kontratash.
Sipas tij, të gjithë ata që marrin vendime në emër të taksave shtetit dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi duhet të dënohen.
“Në mënyrë të veçantë ka qenë debat që e kam bërë brenda qeverisë Rama kur kam qenë ministër dhe unë kam mbrojtur tezën që koncesionet janë të ekspozuara ndaj një risku të lartë, sepse ato nuk vijnë nga gara dhe aftësia e shtetit që e di çfarë do bëjë me pasurinë.
Ty të vjen nga privati dhe e merr siç ta thotë, i bën të gjitha ai, shteti fut firmën dhe kur zihen ata jemi në arbitrazh”, tha Manjani.