manjani rama i interesuar qe te rritet cmimi i naftes pasi merr me shume leke per koncesione 622bcadf40dda

Manjani: Rama i interesuar që të rritet çmimi i naftës, pasi merr më shumë lekë për koncesione

March 11, 2022
1 minut lexim

Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri Ylli Manjani u shpreh se shteti ka instrumente dhe institucione për ta kuptuar abuzimin në treg.

Sipas tij, qeveria është e interesuar që të rritet çmimi që të marrë sa më shumë lekë dhe që t’i përdorë për koncesione, duke theksuar se kjo është ta rrjepësh popullin.

Manjani: Ky shtet ka instrumente dhe institucione për ta kuptuar abuzimin në treg. Ky shtet ka edhe SPAK-un për ta kapur këtë spekulim se ky është krim. Nuk mund të legjitimohet një manipulim i tregut ndërkohë që çmimi i naftës në botë nuk është kështu. Ka ndodhur që ndërhyja e qeverisë në treg ka qenë që të rritet çmimi i naftës. Qeveria është e interesuar që të rritet çmimi që të marrë sa më shumë lekë dhe që t’i përdorë për koncesione. Kjo është ta rrjepësh popullin.

Burimet e prodhimit të energjisë janë aty dhe nuk kanë probleme. Nuk ka lidhje me energji kjo çështje. Cila është lidhje e çmimit të energjisë që hiqet sikur po na e bën si favor kur e ka rritur për bizneset e mëdha. Kryeministri duhet të ndajë mendjen nëse do të futet ose jo te çmimet. Nëse nuk do të ndërhyjë t’ia lejë tregu se e zgjidh tregu. Ka vetëm një instrument, që është ai fiskal, duke e relaksuar pak barrën fiskale mbi këto produkte që janë monopol. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

edon zhegrova 29 minuta ne kampionatin e frances me kete note u vleresua 622bcadbb918a
Story i mëparshëm

Edon Zhegrova 29 minuta në Kampionatin e Francës, me këtë notë u vlerësua 

osmani kosova eshte me keq se cdo vend tjeter ne perfshirjen e grave ne fuqine punetore 622bcae24a364
Story i radhës

Osmani: Kosova është më keq se çdo vend tjetër në përfshirjen e grave në fuqinë punëtore

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë