manjani meta do rrije te 313 ta idrizi ne pension 68016b96cb15b

Manjani: Meta do rrijë te 313-ta, Idrizi në pension

April 17, 2025
1 minut lexim

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me matjet e dyta politike për qarkun Tiranë para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, me këtë rezultat kandidatët e opozitës që janë në listë të hapur nuk marrin asnjë mandat, ndërsa PS është në rezultatin e zgjedhjeve të 2021.

“Me këtë rezultat Ilir Meta do vazhdojë të rrijë te 313, Shpëtim Idrizi ka dalë në pension, LaCivita nuk fiton dot, madje me këtë rezultat edhe Trump e ka të vështirë… e ka sjellë Saliu LaCivitan na çemndi magjia, magjia për 12 mandate.

Listën e mbyllur, atë që ka vënë Saliu, kjo po ndodh. Me këtë rezultat, Jordia, Shpëtimi, Meta marrin 30 mijë vota dhe nuk hyjnë në Parlament, nuk janë te lista me 12 mandate, partia nuk i kalon 12 mandate, ata të listës së hapur mund të marrin vota por këto shkojnë te lista e mbyllur. PS është në rezultatin e 2021”, tha Manjani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

adnan azizi i kunderpergjigjet ali ahmetit 20 vite ne pushtet zajazi i tij pa kanalizim 6801663a58a1f
Story i mëparshëm

Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

zogaj lvv ja si ka votat absurde deshtimi i sotem i konstituimit te kuvendit 6801753947675
Story i radhës

Zogaj: LVV-ja s’i ka votat, absurde dështimi i sotëm i konstituimit të Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë