Manifestimi në Tiranë, Ambasadorja Kim: Putini i bëri keq llogaritë, u përball me popullin ukrainas

April 8, 2022
1 minut lexim

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka shprehur solidaritetin e saj për luftën në Ukrainë, teksa mori pjesë në manifestimin e organizuar në Tiranë.

Në fjalën e saj përpara qytetarëve shqiptarë dhe komunitetin ukrainas, kryediplomatja amerikane theksoi se Vladimir Putin i bëri keq llogaritë kur nisi të pushtojë Ukrainën. Sipas saj, ai mendoi se bota do t’i hapte rrugë dhe se nuk e kishte imagjinuar përballjen me popullin ukrainas.

“Putini i kishte bërë keq llogaritë. Ai mendoi se do të futen në Ukrainë dhe se bota do ti hapte rrugë. Ai u ndesh me një mur të fortë, me popullin ukrainas. Është nder për mua të qëndroj këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov. Unë besoj se çdo shqiptar bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se thjeshtë ju jeni aleatë me SHBA dhe NATO.Nuk e them se jeni pjesë E Evropës dhe prisni të bëheni pjesë e BE.

E them këtë sepse nuk ka persona, më të fortë se shqiptarët që e dinë mirë që çdo të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit prej bombave. Askush nuk e jeh më morë agoninë e të hapurit të varreve për personat që kanë vdekur dhe pamundësia për tu dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin,.

Ju bashkohen për të shprehur për solidaritetin tonë dhe për t’ju thënë Slava Ukrainë”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shpërdorimi i detyrës në doganë, SPAK: 31 policë të arrestuar dhe 3 të pezulluar nga detyra në Morinë

Story i radhës

Kush e mban peng Partinë Demokratike dhe Shqipërinë?!

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk

Katër gjigantët evropianë pas Donnarummas

Gianluigi Donnarumma po lufton për një vend titullari te PSG, dhe bisedimet për një kontratë të re nuk po ecin mirë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi, Bayern Munich, Manchester City dhe Liverpool
ShkoLartë