Emri i tij është në qendër të shumë zërave të merkatos që flasin për një transferim të sulmuesit nga Liverpool-i te Bayern Munich.
Por tani për Sadio Mane po flitet edhe për arsye të tjera. Konkretisht për një zgjedhje precize: atë për të mos u martuar, të paktën tani për tani.
Arsyeja? Ai e shpjegon, në njëfarë kuptimi, vetë me disa fjalë që të bëjnë të mendosh dhe që mund të krijojnë edhe disa polemika.
Deklaratat e Mane, të raportuara në Twitter nga gazetari Frank Khalid, shpjegojnë më mirë zgjedhjen e bërë nga futbollisti senegalez për të mos u martuar:
“Shumë gra më kanë pyetur pse nuk jam martuar akoma. Më vjen keq që po humb kohën e tyre. Gruaja ime e ardhshme nuk ka pse të jetë në rrjetet sociale (Tik Tok, Facebook, Instagram, Twitter). Dua të martohem një grua që respekton Zotin dhe që është e vazhdueshme në lutje”.
Me pak fjalë, mendimi i sulmuesit senegalez duket mjaft i qartë edhe nëse arsyeja sigurisht nuk është e kuptueshme duke qenë se vetë ai është i pranishëm në rrjetet sociale.