Mane habit: Ka dy ditë që është rritur çmimi i drogës, e ble administrata, Gramshi i mbytur në drogë

September 18, 2023
1 minut lexim

Bledi Mane është përplasur ashpër me Sokol Bregun sa i përket çmimit të narkotikëve.

Pjesë nga biseda:

Sokol Bregu: Ky është aksioni më i bukur që kemi parë.

Bledi Mane: Me “Ujkun e Shijakut”.

Sokol Bregu: Pse “Ujku i Shijakut”, çfarë domethënë “Ujku i Shijakut”? Pse mo, se ka dalë dy herë në televizor dhe bën si budalla, drogë nuk shiska ky ë? Madje duke u shitur edhe fëmijëve… Pse, sepse qenka i tillë dhe duhet mbajtur me humor?

Po atje more, si gjithë të tjerët.

Bledi Mane: Ore këto janë pasoja, unë dua shkakun. Kush e çon personin të marrë drogë? Hallet familjare, qejfet, stresi, depresioni, para e madhe, para e vogël.

Sokol Bregu: Aaaa… Meqënse the depresion, Bashkimi Evropian ka 52 milion përdorues droge.

Grida Duma: Jo, jo… Mos e bëj të përgjithshme sepse pak minuta më parë i the “ti e ke me informacion, unë jo sepse e di”.

Sokol Bregu – Bledi Manes: Ka konsumuar ai, por para 15 vjetësh sepse nuk i dika as çmimin.

Bledi Mane: Pse me sa ka vajtur grami i kokainës?

Sokol Bregu: Me 40 mijë lekë. Me 40 ore vëlla është.

Bledi Mane: Po të lutem me këto. Ka dy ditë që është rritur çmimi sepse ti se ke idenë fare zotëri.

Sokol Bregu: Ëëë, dy ditë…

Bledi Mane: Ore janë pakësuar spaçatorët, kanë frikë ta shesin.

Sokol Bregu: Aaa, ja pra. Këtë që kërkonim.

Bledi Mane: Po hë pra sepse do vijnë edhe të kapin në Top Channel, do thonë na jep drogë me 40 mijë lekë.

Grida Duma: Janë frikësuar këto dy ditë…

Bledi Mane: Është rritur çmimi. Kokaina është përhapur masivisht në administrate, në showbizz. Unë kam një portal të vogël dhe po nxjerrim çdo ditë e më shumë të qytete më të droguara. Është e habitshme sepse qyteti më i droguar në raport me popullsinë është Gramshi. Provincë, izolimi, njerëz të papunë që skanë me çfarë të merren.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sela i ashpër ndaj Kasamit: Kur punoja për koalicion opozitar, thoshe se Gashi është kundër koalicionit! Pse tani u bëtë bashkë?

Story i radhës

DASH mbron Lajçakun pas akuzave të Kurtit

Të fundit nga

ShkoLartë