Italia arriti që në ndeshjen e fundit të Nations League të fitonte ndaj Hungarisë për të siguruar “Final Four”.
Padiskutim që kjo është një rezultat pozitiv për italianët, por moskualifikimi në “Katar 2022” akoma dhemb.
Pas ndeshjes trajneri Roberto Mancini do të ishte i kënaqur me fitoren ndaj Hungarisë, teksa theksoi se tashmë skuadra e tij është ringritur në këmbë, por tekniku nënvizoi se do e ketë tepër të vështirë të kaloj dhjetorin në shtëpi, periudhë kur luhet edhe “Katar 2022”.
“E rëndësishme është që jemi pjesë e finaleve të Ligës së Kombeve, ndonëse edhe kjo arritje është e vështirë që të më gëzojë. Kemi ringritur në këmbë skuadrën, grupin, dhe ky po që është një motiv për të qenë të ekzaltuar, pas një zhgënjimi tronditës, por ka ende shumë punë për të bërë.
Nuk e di, por do ta kem të vështirë që ta shtyj muajin dhjetor në shtëpi. Deri në përfundim të Botërorit nuk e di se çfarë do të mund të ndiej dhe të përjetoj, por pas tij ndoshta qetësohem”, ka deklaruar Mancini.