mancini e rikthen balotellin ne kombetaren e italise 61eeed69a0462

Mancini e rikthen Balotellin në Kombëtaren e Italisë

January 24, 2022
1 minut lexim

Mario Balotelli është ftuar edhe zyrtarisht nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini për ndeshjet ndërkombëtare.

Sulmuesi 31-vjeçar italian, i cili aktualisht po luan me Adana Demirsporin në Turqi, ka marrë thirrjen e tij të parë nga “Azzurrët” që nga shtatori i vitit 2018, kur luajti 62 minuta në barazimin 1-1 kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Mancini e njeh mirë Balotellin, me dyshen që kanë histori së bashku në Inter dhe Manchester City. Ndërsa ata zhvilluan një marrëdhënie të fortë, veprimet e lojtarit jashtë fushës shpesh e kanë dëmtuar potenciali i tij në fushë, përcjellë KosovaPress.

31-vjeçari Balotelli ka shansin të jetë lojtari kyç në play-off-et e ardhshme të Kupës së Botës për Italisë. “Azzurrët” duhet së pari të mundin Maqedoninë e Veriut përpara se të përballen me fituesin e duelit Portugali-Turqi.

Skuadrës së Mancinit i ka munguar një golashënues i qëndrueshëm, me Ciro Immobile dhe Andrea Belottin që nuk arrijnë të dëshmohen në ndeshjet e mëdha, dhe kështu Balotelli mund të gjejë një vend në këtë skuadër.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kur inteligjenca artificiale kupton gjuhen dhe ndjenjat tona 61eeed5f33c4d
Story i mëparshëm

Kur inteligjenca artificiale kupton gjuhën dhe ndjenjat tona

mbyllet sektori i vizave ambasada gjermane tregon kur mund te zevendesohen takimet e anuluara 61eeed6b9ba93
Story i radhës

Mbyllet sektori i vizave, ambasada gjermane tregon kur mund të zëvendësohen takimet e anuluara

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë