Italia nuk tregoi asgjë të bukur në superfinalen ndaj Argjentinës. Kampionët e Europës dhe të Amerikës Latine, u përballën mes tyre në “Ëembley”, sfidë që u fitua 3-0 nga Leo Messi me shokë.
Roberto Mancini ka dërguar në shtëpi gjashtë lojtarë: Bernardeschi, Chiellini, Emerson, Insigne, Jorginho e Verratti. Të shtunën në mbrëmje (4 qershor) do luhet dueli ndaj Gjermanisë në Nations League.
Kombëtarja e kaltër dhe skuadra e Hansi Flick janë pjesë e Grupit 3 të Ligës A bashkë me Anglinë dhe Hungarinë. “Donim të ndryshonim pas ndeshjes me Argjentinën, dhe do ta bëjmë. Do të lejojmë dikë të shkojë me pushime.
Nuk do të jetë e lehtë të krijojmë një ekip konkurrues, i aftë të na japë menjëherë gëzim dhe kënaqësi. Duhet ta bëjmë shpejt këtë proces, lojtarët e rinj kanë nevojë të mësojnë sa më shumë.
Disa prej tyre as nuk luajnë fare në Serie A. Të gjejmë zgjidhje, por edhe të gabojmë sa më pak”, deklaroi trajneri i katër herë kampionëve të botës.