Manchester United e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, dy humbje në dy duelet e fundit.
Disfata 4-0 ndaj Brentfordit ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Ten Hag, që ka sjell dhe reagime të ashpra të tifozëve në rrjetet sociale.
Dy humbje radhazi, me 6 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar në 2 ndeshjet e para në kampionat te United nuk ndodhnin prej 101 vitesh.
Në vitin 1921, kur skuadra drejtohej nga John Chapman skuadra kishte të njëjtat rezultate në kampionat, madje u mund edhe në ndeshjen e tretë.
Tashmë Ten Hag rrezikon ta arrijë këtë rekord negativ, sepse ndeshja e radhës në Premier është kundër Liverpool.