Manchester Utd e anulon marrëveshjen me kompaninë ruse

1 minut lexim

Schalke 04 njoftoi dje se e ka ndërprerë bashkëpunimin me sponsorin e fanellave, “Gasprom”, ndërsa sot ishte radha e Manchester Unitedit.

Klubi anglez në fakt e ka anuluar marrëveshjen dhjetëra milionëshe të sponsorizimit me kompaninë ruse, “Aeroflot”.

Gjiganti britanik e mori këtë vendim pas sulmeve që i nisi dje Rusia ndaj Ukrainës.

“Ne kemi vendosur që ta tërheqim bashkëpunimin  me sponsorin ‘Aeroflot’. Ne e ndajmë shqetësimin e tifozëve tanë në krejt botën dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për njerëzit e prekur në luftën në Ukrainë”, ka njoftuar klubi nga “Old Trafford”.

Man Utd ka hequr dorë nga kontrata prej 40 milionë funtesh me aviokompaninë ruse, me kontratën që do të zgjaste deri në vitin 2023.

“Aeroflot” i mbulon qindra linja në mbi 50 shtete të botës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

NATO në mbledhje emergjente për luftën në Ukrainë

Story i radhës

Rusia djeg ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, pamjet

Të fundit nga