“Luftojnë” Terzic dhe Xavi, gëzon Ruben Amorim.
Vendimi i Manchester United për të shkarkuar Erik ten Hag nxori në skenë një listë të gjatë emrash për zëvendësuesin e trajnerit holandez.
Në orët e fundit, duket se drejtuesit e klubit anglez kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë vendosur që ti besojnë stolin portugezit Ruben Amorim, aktualisht në krye të Sportingut të Lisbonës dhe ka një kontratë me klubin deri në vitin 2027.
Sipas “A Bola”, në mbrëmje tre emisarë të klubit anglez do të ndalen në Lisbonë për të mbyllur marrëveshjen dhe për të liruar 39-vjeçarin. Debutimi i tij në krye të “djajve të kuq” mund të vijë të dielën në ndeshjen kundër Chelseat.
Burimi: botasot.info