manchester united po punon per te nenshkruar nje mesfushor 62503b6d574e1

Manchester United po punon për të nënshkruar një mesfushor

April 8, 2022
1 minut lexim

Manchester United ka prioritet për merkaton e verës të nënshkruaj me një mesfushor dhe duket se Kalvin Phillips, lojtari i Leeds United ka “rrëmbyer” vëmendjen e Djajve të Kuq.

Tek United janë të vetëdijshëm që lëvizjet në merkaton e verës do të jenë të kufizuara nëse ata do të dështojnë për t’u kualifikuar në Champions League, pasi kjo do të ndikoj vendimet e lojtarëve për të nënshkruar me klubin, por drejtuesit nuk ndalen dhe janë duke negociuar për të nënshkruar me disa lojtarë ku njëri prej tyre është edhe mesfushori Phillips.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit përfundon në vitin 2024 dhe anglezi ka treguar se është një tifoz i madh i Leeds që prej femijërisë, por duket se ky fakt nuk përben problem për Djajtë e Kuq të cilët tashmë ja kanë marë dorën të tërheqin pranë vetes shume lojtarë të ekipit anglez.

Gjithsesi nënshkrimi me mesfushorin anglez nuk do te jetë i lehtë, pasi United do të përballet me konkurrencë nga një sërë klubesh siç janë Aston Villa dhe West Ham.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

paraburgimi leshohet urdher qe muhamed zekiri te sillet me polici ne gjykate 62503a7e30563
Story i mëparshëm

Paraburgimi, lëshohet urdhër që Muhamed Zekiri të sillet me polici në gjykatë!

cfare ha kate middleton si qendron ne forme 62503b71c66a5
Story i radhës

Çfarë ha Kate Middleton? Si qëndron në formë?

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë