manchester united po pergatitet te paguaj klauzolen e araujos 6822fafea216e

Manchester United po përgatitet të paguaj klauzolën e Araujos

May 13, 2025
1 minut lexim

Manchester United ka marrë një vendim të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Ronald Araujos.

Gjiganti anglez është gati të ofrojë  65 milionë euro për mbrojtësin të paguar klauzolën e mbrojtësit të Barcelonës.

Në ‘Old Trafford’, Araujo shihet si lideri i ardhshëm i mbrojtjes, një element kyç për të forcuar një mbrojtje që ka pasur vështirësi gjatë gjithë sezonit.

Interesi i United nuk është i ri, por këtë herë vjen me një ofertë konkrete që mund të vendosë në siklet klubin katalanas, i cili po përballet me probleme financiare.

Edhe pse Barcelona refuzoi ofertat për Araujon në janar, këtë verë situata mund të ndryshojë, pasi drejtuesit po mendojnë të përfitojnë nga vlera e tij për të përmirësuar bilancin.

Ndërkohë, edhe Bayern Munich ka shfaqur interes për lojtarin, por pa qenë në gjendje të përballojë një ofertë të nivelit të United, çka mund t’i vërë në disavantazh në këtë garë.

26-vjeçari është një nga asetet më të vlefshme të Barcelonës dhe katalunasit me 65 milionë euro të fituara nga shitja e tij do t’i jepnin fund krizës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kruja i shkon te djathtes pd mposht ps me rreth 200 vota 6822eddea4c37
Story i mëparshëm

Kruja i shkon të djathtës, PD mposht PS me rreth 200 vota

lamborghini urus i blinduar zbulohen detaje 6822fbe97c334
Story i radhës

Lamborghini Urus i blinduar, zbulohen detaje

Të fundit nga

ShkoLartë