manchester united po mendon per pasardhesin e ronaldos 622fa33e7b82d

Manchester United po mendon për pasardhësin e Ronaldos

March 14, 2022
1 minut lexim

Manchester United raportohet se mund të bëjë një lëvizje për Harry Kane në afatin kalimtar të verës.

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me klubin anglez, por largimi i tij thuhet se ka gjasa që të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Mirror” ka raportuar sot se “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për Kane.

Sulmuesi anglez ka rikthyer formën e tij më të mirë nën drejtimin e Antonio Contes në javët e fundit dhe në moshën 28-vjeçare ai do të dëshirojë të transferohet diku ku mund të fitojë trofe. 

Man United nuk mund t’ia garantojë momentalisht fitimin e trofeve, por nuk ka dyshime për interesimin e tyre.

Kane thuhet se mund t’i kushtojë klubit anglez 100 milionë funte. Ai ka kontratë të vlefshme me Tottenhamin deri më 30 qershor 2024. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

femrat me te mencura te zodiakut 622fa3398acf4
Story i mëparshëm

​Femrat më të mençura të Zodiakut

rama zbulon mesazhin e zyrtarit te brukselit 622fa341d1573
Story i radhës

Rama zbulon mesazhin e zyrtarit të Brukselit

Të fundit nga

ShkoLartë