manchester united ka gati planin 50 milionesh 67dd53c47d950

Manchester United ka gati planin 50 milionësh

March 21, 2025
1 minut lexim

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 50 milionë euro për të arritur objektivin kryesor të mbrojtjes, Jarrad Branthwaite.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2027 me Everton dhe lamtumira duket e pashmangshme, pasi mjaft nga ekipet “big” në Premier League janë vënë në ndjekje të tij.

Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “The Sun”, që shtoi se mbrojtësi i kombëtares angleze është objektivi kryesor i “djajve të kuq” për merkaton e verës.

Manchester United pritet të bëjë një revolucion këtë verë dhe mjaft mbrojtës janë në listën e ikjes. Klubi që drejtohet nga Amorim e ka kërkuar edhe verën e kaluar Branthwaite, por pa arritur marrëveshje.

Janë disa 30-vjeçarë që pritet të lënë “Old Traford” këtë verë, duke konfirmuar idenë e klubit për të sjellë talente të rinj. Lojtari ka fituar përvojën e duhur në Premier dhe vjet debutoi edhe me kombëtaren.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perdoruesit e aplikacionit threads mund te zgjedhin koheshtrirjen e preferuar 67dd52b7d2882
Story i mëparshëm

Përdoruesit e aplikacionit Threads mund të zgjedhin kohështrirjen e preferuar

kete fundjave venera kalon mes tokes dhe diellit shkencetaret theksojne rendesine e fenomenit 67dd54b46268d
Story i radhës

Këtë fundjavë, Venera kalon mes Tokës dhe Diellit – shkencëtarët theksojnë rëndësinë e fenomenit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë